Politikanë nga Parlamenti evropian në mbështetje të Zaevit

Maqedonia

Politikanë nga Parlamenti evropian në mbështetje të Zaevit

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:48
Zoran Zaev dhe Tanja Fajon

Plani për jetë në Maqedoni i LSDM-së ka marrë mbështetje të madhe nga eurodeputetët, kryetarë të grupe deputetësh në Parlamentin Evropian, si dhe nga ministra në vendet e Evropës,.

Eurodeputetja Tanja Fajon, Andreas Schieder kryetare e Social Demokratëve në Parlamentin Austriak, An Lind ministreshë për Çështje Evropiane dhe Tregti në Qeverinë e Suedisë, Juli Minoves – Trikel, kryetar i Liberales ndërkombëtare të gjithë janë pjesë e politikanëve evropianë kanë dhënë mbështetjen e tyre për Planin për jetë në Maqedoni.

‘LSDM-ja e udhëheq luftën për demokraci, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës që në këto zgjedhje të 11 dhjetorit do të jenë në lidhje me këto çështje’, tha Anne Lind.

‘Mbështes LSDM-në dhe Planin për jetë në Maqedoni. Ju meritoni një jetë të dinjitetshme si të gjithë qytetarët e Evropës. Ju keni të drejtë për një standard jetese që do t’ju lejojë të ndjeheni të sigurt dhe të qetë’, tha eurodeputetja Tanja Fajon.

‘Zëri juaj do të jetë një zë për të liruar institucionet demokratike, shoqërinë, gjyqësorin, mediat dhe administratën, nga duart e partive politike’, bëri thirrje Gianni Pittella kryetar i Social Demokratëve në Parlamentin Evropian.

‘Më 11 dhjetor bëhet fjalë për jetë në Maqedoni. Bëhet fjalë për lirinë, punësimin, lirinë e fjalës’, tha Hans Vaan Belen.

‘Ne besojmë në Maqedoni e cila është e hapur dhe e cila është demokratike. Maqedonia është plotësisht pjesë e Evropës’, – tha në Minoves – Trinkel.

‘Europa ka nevojë për një Maqedoni demokratike, Evropa ka nevojë që Maqedonia, e cila është e udhëhequr nga Partia Social Demokratike’, Jans Nielsen.

Qytetarë të Maqedonisë, votoni për jetë në Maqedoni është thirrja e politikanëve dhe diplomatëve nga vendet mike të Evropës, të cilët dërguan mesazhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme më 11 dhjetor.

Ndonëse kjo nuk është ndonjë risi ku politikanët nga Evropa mbështesin një parti politike në Maqedoni. Mëherët OBRM-PDUKM u mbështet nga Kurzi austriak, senatori nga Spanja nga Partia Popullore Evropiane, Agusin Almodobar, si dhe shumë politikanë tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat