Zaev-Carranza: Hapja e perspektivës evropiane është shumë e rëndësishme për Maqedoninë

Maqedonia

Zaev-Carranza: Hapja e perspektivës evropiane është shumë e rëndësishme për Maqedoninë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 17:32
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Ramon Araboa Karanza

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka pasur takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Ramon Araboa Karanza, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe së bashku konstatuan rëndësinë e hapjes së perspektivave evropiane të vendit.

“Me rëndësi të madhe për vendin është të respektohet vullneti i qytetarëve, të cilët vendosën për ndryshime dhe jetë në Maqedoni. 612 mijë qytetarë me votë dhe stilograf e mposhtën regjimin. Vullneti i shumicës së qytetarëve duhet të respektohet deri në fund dhe ne presim që deri më 29 janar Nikolla Gruevski do ta kthejë mandatin dhe do të formohet Qeveri e re e përgjegjëshme”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat