Ylber Sela: As Gruevski as Zaevi nuk do ta udhëheqin Qeverinë e Maqedonisë

Maqedonia

Ylber Sela: As Gruevski as Zaevi nuk do ta udhëheqin Qeverinë e Maqedonisë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 19:03
Analisti politik Ylber Sela

Analisti politik Ylber Sela ka thënë se në Maqedoni shqiptarët nuk duhet të kenë preferenca të tyre pasi sipas tij situata e tanishme është ende e paqartë.

Këto deklarime Ligjëruesi Universitar Sela i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, duke shtuar se presidenti i tanishëm në Maqedoni është partiak por që as Gruevski as Zaev nuk do të jenë ata që do jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë.

”Situata është ende e paqartë”.

”Duhet më tepër të japim qasje se si duhet të vazhdohet më tutje. Ne kemi një president që ka disa parti politike”.

”Kushtetuta nuk ka kufizime. Nëse shkojmë tek logjika parlamentare mund të shkohet tek partia e dytë. Mandati i jepet partisë që ka shumicën apo partive”.

Sela poashtu tha se Gruevski bëri histori duke shkuar në një rrugë pa kthim, pasi edhe ndërkombëtarët kërkuan që personat me afera korruptive të mos jenë pjesë e Qeverisë.

”Ka qenë e ditur që Gruevski nuk do të jetë më kryeministër i Maqedonisë. Ai ka qenë Kryeministër që gjatë kohës së tij kanë ndodhë shumë gjëra sidomos për shqiptarët”.

”Edhe ndërkombëtarët e thanë të gjithë njerëzit që janë përfshirë në afera korruptive nuk duhet të vazhdojnë tutje mandate në Qeveri”.

”Më në fund shqiptarët mund të kenë një platformë ku do të mund të reflektohet”.

”Vazhdimi i Prokurorisë Speciale – gjuha shqipe si gjuhë zyrtare por ka disa pika të cilat nuk janë të negociueshme”.

”Vazhdimin e Prokurorisë Speciale duhet ta bëjnë të gjitha partitë sepse është kërkesë e faktorit ndërkombëtar”.

”Duhet të vazhdojë ndërrimi i kursit euroatlantik”.

”Partitë politike opozitare kanë pasur një rol të rëndësishëm pasi kanë nënshkruar një dokument, duke lënë kontribut të gjithë partive politike shqiptare”.

Analisti Ylber Sela në Info Magazine tregoi edhe disa arsye pse shqiptarët nuk e zgjodhën Gruevskin ndonëse tha që të gjitha kërkesat që ka platforma shqiptare janë në përputhje me kushtetutën maqedonase.

”Zaev e ngriti çështjen e gjuhës gjatë fushtatës zgjedhore ndërsa VRMO pati një anë të skajshëm dhe kjo bëri që shumica e shqiptarëve të mos e duan Gruevskin”.

”Shqiptarët nuk duhet të kenë preferenca. Duke pasur parasysh që ky president, Ivanovi është president partiak”.

”Në lidhje me këtë ne mund të kemi disa opsione ndër to dhe kemi edhe opsionin e dorëheqjes”.

”Të dy partitë maqedonase le të ulen me shqitparët dhe të pranojnë platformën e tyre për të arritur normat dhe të dërgohet tek presidenti”.

”Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme mund të vijnë skena të tjera. Të gjitha kërkesat që ka platforma shqiptare janë konformë kushtetutës”.

”Më afër është BDI me Aleancën sesa me Besën”.

”Partitë politike shqiptare në të shumtën e kohës jemi treguar të matur. Shqiptarët me platformën e tyre nuk kërkojnë ndarje apo diçka që është kundër-kushtetuese”.

”Tashmë është momenti historik që dy parti maqedonase kanë ardhur deri këtu. Për të mirën e Maqedonisë, atëherë cilado qoftë parti që do të pranojë kërkesat e shqiptarëve duhet të krijojë bazamentin e saj”.

”Duhet shqiptarët të kenë negociatorë. Palët maqedonase e panë që duhet të reflektojnë”.

”Lidhja me Besën nuk ulej me z.Ahmeti prandaj duhej të ndërhyjë Tirana dhe Prishtina, përndryshe Shqipëria e ka detyrë të kujdeset për shqiptarët”.

”Nuk ka diçka jo-kushtetuese nga platforma shqiptare”.

”Ne shqiptarët e kemi bë kompromisin e madh të Maqedonisë tashmë tjetër kujt i mbetet të reflektojë”.

”Po shohim disa figura tek të dyja palët si maqedonase dhe shqiptare, që kanë pasur detyra dhe mundësi por nuk kanë bërë asgjë në lidhje me përmirësimine  kushteve të shqiptarëve”.

”Ata nuk ua duan të mirën qytetarëve dhe shtetit të Maqedonisë. Shteti përfundimisht duhet të orientohet rreth strukturave euroatlantike”.

”Gruevski ishte ai i cili erdhi në pushtet me nacionalizëm. VMR-ja duhe të riformohet që në të ardhmën Qeveria e Maqedonisë të mos ketë pjesëtarë që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive”.

”Duhet të ringrisim institucionet ngase janë të kapura. Maqedonisë i duhen institucione stabile demokratike”, ka përfunduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat