Zaev takohet me ambasadorët: Është e nevojshme një qeveri stabile

Maqedonia

Zaev takohet me ambasadorët: Është e nevojshme një qeveri stabile

Më: 31 janar 2017 Në ora: 23:23
Zoran Zaev është takuar me amabsadoret

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar me amabsadoren gjermane Christine Althaueser, ambasadorin suedez, Mats Staffansson dhe me ambasadorin polak, Jacek Multanowski.

Në këtë takim është konstatuar se për qytetarët e Maqedonisë është e nevojshme të fitohet një qeveri stabile, për reformat e nevojshme euro-atlantike.

“Maqedonia duhet të eci përpara. Është i qartë vullneti i qytetarëve për ndryshime, për këtë kërkojmë nga Gjorgje Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia që të mos humbasin më shumë kohë, por të veprohet sipas Kushtetutës dhe të ma jep mandatin për formimin e qeverisë së re. Ne presim se do ta formojmë shumicën e re parlamentare, me çka do të sigurojmë qeveri stabile dhe të reformuar, ashtu siç e vendosën qytetarët” – theksoi Zaev.

Zaevi i informoi ambasadorët edhe për bisedimet që ka realizuar me partitë politike shqiptare por edhe me Platformën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat