Zaev: LSDM-ja është duke i analizuar përgjigjet e BDI-së

Maqedonia

Zaev: LSDM-ja është duke i analizuar përgjigjet e BDI-së

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:31
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka bërë të ditur se BDI-ja i ka kthyer përgjigje në lidhje me letrën për mundësinë e koalicionit. Përgjigjet janë kthyer mbrëmë vonë, ndërkaq bën të ditur se do të shqyrtohen materialet e BDI-së.

”Për ne është gjithçka e pranueshme që është në kuadër të Kushtetutës dhe e gjithë ajo që paraqet përdorim praktik për qytetarët e bashkësisë etnike shqiptare, duke patur parasysh aspektin e nevojave të qytetarëve të bashkësive tjera etnike. Këto dy korniza duhet të kenë bazë kushtetuese. Besoj se do të arrijmë të gjejmë zgjidhje”, përgjigjet Zaev para gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat