Zaev: Qeveria e re prioritet kryesor do ta ketë interesin e qytetarëve të Maqedonisë

Maqedonia

Zaev: Qeveria e re prioritet kryesor do ta ketë interesin e qytetarëve të Maqedonisë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:20
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së Zaev pas marrjes së mbështetjes partiake për të qenë mandatar ka thënë se Qeveria e tij do jetë qytetare.

“Nderi është i imi dhe i LSDM-së që gati pas 11 vite të regjimit, fituam mundësi që ta formojmë Qeverinë e re demokratike të Maqedonisë.  Synimet tona do të jenë që Qeveria e re të jetë reformuese, ndërsa prioritet kryesor do ta ketë interesin e qytetarëve të Maqedonisë. Jemi përcaktuar për jetë cilësore për të gjithë qytetarët në një shoqëru të drejtë për të gjithë qytetarët” ka thënë Zaev para komitetit qendror të partisësë tij .

Zaev me marrjen e  dritës jeshile për të qenë mandatar nga partia e tij morri mbështetje për fillimin e bisedimeve për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat