Zaev sot e kërkon mandatin nga Ivanov ndërsa BDI vendos për pjesmarrjen në qeveri

Maqedonia

Zaev sot e kërkon mandatin nga Ivanov ndërsa BDI vendos për pjesmarrjen në qeveri

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 10:35
Zoran Zaev

Politika në Maqedoni sot do të sjell shumë aktivitete për të cilat qytetarët janë në pritje. Pas sigurimit të nënshkrimeve nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe nga BDI, LSDM e ka plotësuar kushtin e vendosur nga presidenti Ivanov për marrjen e mandatit për qeverinë e re të Maqedonisë.

Zoran Zaev sot do të kërkoj mandatin nga Gjorge Ivanov për të qenë udhëheqës i qeverisë së re.

Nga ana tjetër, BDI sot do të mbajë mbledhjen vendimtare për pjesmarrje në qeveri. Partia e Ahmetit sot duhet të vendos a do të jetë pjesë e qeverisë apo do të mbështet një qeveri të pakicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat