VMRO nuk heq dorë nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

VMRO nuk heq dorë nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 11 mars 2017 Në ora: 10:17
Selia e VMRO-DPMNE

(E plotësuar) - Partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit i ka bërë thirrje LSDM-së së Zoran Zaev që ta refuzojë platformën shqiptare dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Në një komunikatë për media të shtunën nga VMRO-DPMNE thuhet se njoftimi i liderit të LSDM-së Zoran Zaev për debat në lidhje me platformën e partive shqiptare tregon qëllimin e tij për ridefinim të shtetit.

“Përpjekja e Zoran Zaevit për të manipuluar publikun dhe për të nënvlerësuar inteligjencën e qytetarëve është e pasuksesshme. Ai i në stilin e tij, i hutuar u përpoq të njoftojë se nëse e merr mandatin do ta vazhdojë diskutimin për platformën e Tiranës. Ky fakt tregon qëllimin e Zoran Zaevit, e cila më parë është përgatitur nga ekspertë të LSDM-së nëpërmjet diskutimeve dhe konsultimeve të shumta me ekspertët e partive dhe  me ndihmën e të huajve, për të ridefinuar shtetin”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje ka prezantuar programin qeveritar, me ç’rast tha se Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë dhe që synon integrimet euro-atlantike, ndërsa veprimet e presidentit George Ivanov dhe kreut të VMRO-DPMNE i quajti si lojë të rrezikshme.

Ai ka bërë të ditur se programi i Qeverisë së re, përmban parimet e programit parazgjedhor të LSDM-së, ku synohet zhvillimi ekonomik, kthimi i demokracisë dhe sundimi i së drejtës.

Duke folur rreth Ligjit për gjuhët, kreu i LSDM-së tha se do të mbështesin politikë gjuhësore për të gjithë qytetarët.

“Do të mbështesim ndryshime ligjore në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës, që t’i mundësojmë bashkësisë etnike shqiptare që të komunikojnë në gjuhën e tyre amtare me të gjitha institucionet shtetërore. Do të ketë ndëshkime për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë këto  vendime”, ka thënë Zaev.

VMRO-DPMNE: Zaev e tregoi qëllimin e tij për ridefinimin e shtetit

VMRO-DPMNE-ja sot përmes një komunikate vlerëson se deklarata e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për debatin në lidhje me Deklaratën e partive shqiptare e tregoi qëllimin e tij për ridefinimin e shtetit.

“Tentimi i Zoran Zaevit të manipulojë opinionin dhe të nënvlerësojë intelegjencën e qytetarëve është i pasuksesshëm. Ai në një stil të vaçantë, në mënyrë konfuze po tenton të njoftojë se nëse e merr mandatin do të vazhdojë të debatojë për pikat nga platforma e Tiranës, për zbatimin e dygjuhësisë në banënota dhe monedha. Kjo e tregon qëllimin e Zaevit, që më herët e paralajmëruan edhe të ashtuquajturit ekspertë të LSDM-së, përmes debateve dhe konsultimeve me ekspertë të partisë, madje edhe me ndihmë të të huajve”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, revolta e qytetarëve është gjithnjë e më e madhe, për shkak të josinqeritetit të kryetarit të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat