Zoran Zaev takohet me Ali Ahmetin, ja çfarë biseduan

Maqedonia

Zoran Zaev takohet me Ali Ahmetin, ja çfarë biseduan

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:19
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka qëndruar në Reçicë të Vogël, ku është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale dhe hapat që duhet të ndërmerren në lidhje me Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Pas përfundimit të këtij takimi, të dy kryetarët u prononcuan, ku thanë se po punojnë për të gjetur zgjidhje për të dalur nga kriza.

Zaev tha se po mundohen të gjejnë vendim pragmatik, që do ta nxjerr Maqedoninë nga kriza dhe se ai do të jetë kryeministri i qeverisë së ardhshme.

Ndërsa Ali Ahmeti tha se do të mbështesin Zoran Zaevin, që ai të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë dhe i bëri thirrje Ivanovit që ai ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat