Donald Tusk nesër arrin në Shkup, do të takohet me Ivanovin

Maqedonia

Donald Tusk nesër arrin në Shkup, do të takohet me Ivanovin

Më: 2 prill 2017 Në ora: 09:49
Donald Tusk dhe Gjorge Ivanov

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër do të vizitojë Maqedoninë. Ai në Shkup do të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, që sipas paralajmërimeve do të bisedojë për krizën e emigrantëve, rolin e Maqedonisë në ballafaqimet me krizën, si dhe krizën politike në vend.

Vizita në Maqedonie e njeriut të parë të KE-së realizohet pas paralajmërimeve për valë të re të emigrantëve, si dhe në kontekst të tensioneve mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerjen e marrëveshjes për emigrantët.

Kjo është vizita e tretë për dy vite e Tusk në Maqedoni. Në vizitën e tij të fundit në mars të vitit 2016, Tusk dhe Ivanov diskutuan për arritjen e një zgjidhje të përbashkët për krizën e emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat