Ilievski: Nuk e përkrahim dhunën, kjo situatë mund të zgjasë me javë

Maqedonia

Ilievski: Nuk e përkrahim dhunën, kjo situatë mund të zgjasë me javë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 02:01
Shkup

Bogdan Ilievski nga iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët sot shkaktuan dhunë të paparë mbi deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë se ata nuk e përkrahin dhunën dhe se dhuna nuk është e mirë.

“Ne jemi këtu 60 ditë në rrugët me energji të mirë, sot tentuan të bëjnë grusht shtet, ndërsa populli u përgjigj. Askush këtë nuk mund ta kontrolloj. Një është e qartë se do të qëndrojmë këtu deri sa të sqarohet situatea, kjo mund të mos jetë vetëm një natë e gjatë, mund të jenë dy, tre, pesë javë, por njerëz nuk kemi opsion tjetër”, ka thënë Ilievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat