Zaev për radion zvicerane SRF: Çdo i katërti shqiptar ka votuar për LSDM

Maqedonia

Zaev për radion zvicerane SRF: Çdo i katërti shqiptar ka votuar për LSDM

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 maj 2017 Në ora: 23:02
Zoran Zaev

Për liderin social demokrat dhe udhëheqësin e opozitës, Zoran Zaev është e qartë: Kundërshtarët politik kanë përgatitur mësymjen në parlamentin e Maqedonisë.

“Këta banditë u futën brenda për të na vrarë. Na goditën me gjithçka që kishin në duar. Një koleg (Ziadin Sela - SHP) ende gjendet në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë,” tha Zaev. “E gjithë kjo pasi regjimi i Gruevskit ka frikë nga krijimi i shtetit ligjor dhe me çdo kusht përpiqet të shmang krijimin e qeverisë.”

Zaevi gjatë intervistës është ndalur edhe në një pikë interesante sipas të cilit rreth një e katërta e shqiptarëve kanë votuar për LSDM, andaj ka pasur ulje të elektoratit të partive shqiptare.

“Si parti multietnike e kemi pasur më lehtë të negociojmë me partitë shqiptare për koalicion. Ne besojmë në një ardhmëri të përbashkët. Aksionet e kundërshtarit tonë politik vetëm sa e forcojnë unitetin e grupeve etnike. Gjatë sulmit të enjten e kaluar ne kemi mbrojtur njëri-tjetrin. Diku 25 përqind e votuesve shqiptarë kanë zgjedhur direkt partinë time,” tha Zaev, përcjell botasot.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat