Zaev: Në Kuvend mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë

Maqedonia

Zaev: Në Kuvend mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 21:03
Zoran Zaev

Në një intervistë të kreut të LSDM-së për BTV ka thënë se pret që sa më shpejtë nga presidenti Gjorge Ivanov që të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

“Kjo do të ndodhë edhe pse ai para opinionit përmend dy arsye jologjike. Tani duhet 10 ditë pasi Kryetari i ri i Kuvendit do ta informojë se më ka një shumicë parlamentare.Gjithashtu, edhe për të ashtuquajturën "platformë nga Tirana", do të shkojmë edhe një herë tek ai, do t'ia dorëzojmë edhe një herë programin qeverisës, ku garantohet kushtetutshmëria, unitariteti dhe integrimet euroatlantike.”, ka thënë Zaev.

Në pyetjen e gazetarit se njëri nga deputetët e Lëvizjes BESA ka kënduar himnin e Shqipërisë a paraqet provokim, Zaev u përgjigj se ai vetë e dënon këtë akt dhe se në Kuvendin e Maqedonisë mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat