Anulohet për në qershor rasti ”Ryshfeti”

Maqedonia

Anulohet për në qershor rasti ”Ryshfeti”

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:16
Foto arkiv -Zoran Zaev

Rasti ”Ryshfeti” ku është i akuzuar edhe kryetari i LSDM-së që duhej të mbahej sot është anuluar për 27 qershor.

Arsye për anulimin e seancës ka qenë agjenda e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili kishte takim me përfaqësues të OSBE për rastin e ndodhur në Kuvendin në Maqedonisë.

Përndryshe, Zaev akuzohet se ka marrë ryshfet nga një sipërmarrës nga Strumica përderisa ishte kryetar i kësaj komune. Këto akuza vetë Zaev i quan si montim i pushtetit në ikje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat