Zaev-Shçerbak: Zhvillimi marrëdhënieve në bazë demokratike

Maqedonia

Zaev-Shçerbak: Zhvillimi marrëdhënieve në bazë demokratike

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 02:14
Zoran Zaev dhe Oleg Shçerbak

Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Shçerbak, me të cilin kanë biseduar për prioritetet e Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe për mundësitë për bashkëpunim të Maqedonisë dhe Federatës Ruse në bazë demokratike dhe në fushat e rëndësishme për qytetarët për dy vendet, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

“Prioritet për Republikën e Maqedonisë është anëtarësimi në BE dhe NATO. Për këtë qëllim jemi të orientuar drejt procesit reformues të shpejtë dhe cilësor”, ka thënë kryeministri Zaev dhe ka potencuar në përcaktimin që Maqedonia t’i përforcojë marrëdhëniet me shtetet fqinje në frymën e vlerave demokratike dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Zaev dhe Shçerbak kanë konstatuar se ekzistojnë kushte që të avancohet bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve. Zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës, arsimit, ka theksuar Zaevi mund të sjellë të mira për qytetarët e dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat