Zaev në Bullgari, kërkon mbështetje për eurointegrimet

Maqedonia

Zaev në Bullgari, kërkon mbështetje për eurointegrimet

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:48
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Bullgarisë. Zaev në Sofje do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me presidentin Rumen Radev.

Sofja pas Brukselit është destinacioni i dytë që do ta vizitojë Zaevi pas formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë.

Kryeministri i Maqedonisë duke e paralajmëruar vizitën e Bullgarisë këtyre ditëve disa herë theksoi se nga Sofja e cila nga 1 janari i vitit të ardhshëm e merr kryesimin me BE-në, pret bashkëpunim të mirë dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Vizitat në Bruksel dhe vendet fqinje, thotë Zaev, do të thonë aktivitet i përforcuar me ndihmën e miqve nga BE-ja dhe nga fqinjët që Maqedonia të lëvizë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe BE.

Edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov, pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë, shprehu bindje se Sofja dhe Shkupi do të punojnë për përforcim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për afrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat