Gjermania mbështet qeverinë reformuese në Maqedoni

Maqedonia

Gjermania mbështet qeverinë reformuese në Maqedoni

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 21:37
Michael Roth dhe Zoran Zaev

Qeverisë së re reformuese në Maqedoni ka mbështetje të fuqishme nga Gjermania. Kjo është theksuar në takimin e kryeministri Zoran Zaev me sekretarin shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Michael Roth, që u mbajt sot pasdite në Qeverinë e Maqedonisë.

"Diplomati i lartë gjerman, Roth, e ka uruar kryeministrin Zaev për emërimin e tij për kryetar të Qeverisë. Sekretari shtetëror gjerman Rot erdhi me mbështetje të fuqishme nga Gjermania për hapat e kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë së Maqedonisë, në muajin e parë të formimit", theksohet në njoftimin e lëshuar pas takimit, shërbimi qeveritar për informim.

Diplomati gjerman i ka përshëndetur në mënyrë të veçantë integrimet në sektorin qeveritar në proceset reformuese, si dhe politikat e fqinjësisë së mirë që i manifeston Qeveria e re, njofton MIA.

"Qeveria e RM-së është e përcaktuar drejt politikave inkluzive të transparencës ndaj gjithë opinionit shoqëror, i cili dëshiron dhe mund të ndihmojë në realizimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe opozitën. Gjithashtu jemi fuqimisht të orientuar drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit me fqinjët tanë dhe me miqtë e bashkësisë ndërkombëtare, të cilat japin mbështetje të fuqishme Maqedonisë në proceset demokratike’, tha kryeministri Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat