Ministria e Shëndetësisë: Jemi gati për UEFA Superkupën në Shkup

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Jemi gati për UEFA Superkupën në Shkup

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:53
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate njofton se në prag të “UEFA Super Cup” Klinika për Toksikologji ka siguruar ekipe të dyfishta për kujdestari në 48 orët e ardhshme, si dhe ekipe tjera në thirrje.

“Me qëllim për ndihmë eventuale më të suksesshme për të ftuarit, apelojmë dhe kujtojmë qytetarët e Shkupit që t’i përdorin shërbimet e Qendrës Emergjente në SPQ 8 Shtatori – si objekti më i afërt ku ata mund të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në kuadër të ndihmës mjekësore emergjente të Shtëpisë Shëndetësore Shkup – janë siguruar ekipe shtesë, kurse automjete për ndihmë emergjente mjekësore do të jenë të pranishme në sheshin Maqedonia, ku do të zhvillohet transmetimi qendror.

Ministria e Shëndetësisë, informoi të gjitha institucionet shëndetësore publike për shkallë më të lartë të gatishmërisë, pra për të siguruar ekipe të mjaftueshme për rritje të mundshme të numrit të pacientëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat