Brnabic: Pres të mbahen fjalët e dhëna nga partneri jonë rajonal

Maqedonia

Brnabic: Pres të mbahen fjalët e dhëna nga partneri jonë rajonal

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 20:59
Ana Brnabi? dhe Zoran Zaev

Maqedonia do të jetë e përmbajtur në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, një ditë pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në Samitin joformal në Durrës.

Ajo në një intervistë me mediat serbe tha se për Serbinë ka qenë shumë e rëndësishme t’i përcjellë Zaevit se vota eventuale ‘për’ e Republikës së Maqedonisë në dobi të Kosovës, do të ishte në kundërshtim me interesat kombëtare serbe dhe se një gjë e tillë do të shkonte në dëm të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve, dhe tha se e ka dëgjuar deklaratën diplomatike të kryeministrit Zaev pas mbajtjes së Samitit në lidhje me qëndrimin zyrtar të Republikës së Maqedonisë në lidhje me Kosovën.

“Dëgjova çka tha, se këtë vit kjo gjë nuk do të jetë temë debati. Unë aspak nuk do të kisha hyrë në spekulime se a do të jetë temë këtë vit ose jo, kryesorja është që në rast se diskutohet ajo çështje të gjithë t’i mbahemi fjalëve të dhëna, qoftë këtë vit, qoftë vitin e ardhshëm. Unë mendoj se do ta vazhdojmë dialogun, kam besim te partnerët tonë rajonal dhe pres të mbahen fjalët. Për këtë temë ai nuk kishte hamendje as në takimin në Trieste”, tha kryeministrja e Serbisë, Brnabic.

Kjo intervistë e Brnabic vjen pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nuk ka aplikim të Kosovës për UNESCO, edhe këtë vit kjo çështje nuk do të diskutohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat