Opozita maqedonase me një deputet më pak

Maqedonia

Opozita maqedonase me një deputet më pak

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:01
Nikolla Gruevski

Deputeti i deritanishëm i Opsionit Qytetar Maqedonas (OQM), Çedomir Sazdovski, ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se në Parlament do të punojë si deputet i pavarur, duke e lëshuar partinë me të cilën është në koalicion VMRO-DPMNE.

Çedomir Sazdovski dhe Pançe Minov ishin dy deputetë të partisë OQM në Parlament, në koalicion me VMRO-DPMNE.

Minov është koordinatori i grupit të gjashtë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa Sazdovski ishte zëvendës i tij,
Sazdovski ishte anëtar i LSDM-së para se të bashkohej me Jakimovskin, i cili gjithashtu ushte anëtar i LSDM-së dhe garonte për kryetar në Komunën e Karposhit me vulën e Partisë Progresive Serbe të Dragisha Miletiq, ndërsa më pas themeloi partinë e tij – OQM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat