Zaev: Me punë të ndershme, për qytetarët, do ti bëjmë komunat, do ta bëjmë Maqedoninë

Maqedonia

Zaev: Me punë të ndershme, për qytetarët, do ti bëjmë komunat, do ta bëjmë Maqedoninë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 16:20
Zoran Zaev

"Maqedonia ishte e shkatërruar financiarisht. Përskaj masave sistematike që i kemi ndërmarrur për stabilitet ekonomik dhe financiar, mënyra e vetme që të ecet përpara është përmes punës së ndershme dhe të përgjegjëshme edhe në komuna edhe në qeverisjen qëndrore", tha Zoran Zaev në fjalimin e sotëm para kryetarëve të zgjedhur nga LSDM, në trajnimin e organizuar nga instituti Progres, i angazhuar për zhvillim të politikave publike.

Zaev para kryekomunarëve tha se në funksionimin e çdo institucioni dhe komune janë të rëndësishme: qasja e ndershme, gatishmëria për zgjidhjen e problemeve dhe menxhimi me financa. Për atë, tha Zaev, suksesi i një kyrekomunari shihet edhe përmes asaj që në çfarë mënyre shfrytëzohen paratë në komunë, në interes të qytetarëve.

"Pjesa e shpenzimeve është filozofia dhe suksesi kryesor i çdo kryetari të komunës. Së pari, ndershmëria. Nëse e drejtoni komunën me ndershmëri ju do të keni më shumë para. Krijo hapësirë për konkurrencë, lë të konkurrojnë njerëzit. Konkurrenca gjithmonë do t'ju sjellë mundësi për të pasur më shumë para për më shumë projekte, të kryera në mënyrë transparente", shtoi Zaev.

"Unë dua që ju në atë frymë ta dini se nga 1 dhjetori për të gjitha institucionet publike në shtet do të arrijnë rekomandime, njejtë edhe për komunat. Nuk mundemi dhe nuk do të japim urdhëra si Qeveri, por do të japim rekomandime për të cilat si kryetar i LSDM-së do dëshiroj që ti ndiqni, ato kanë të bëjnë me komunat. Çdo marrëveshje, pas përfundimit të procedurës së tenderimit mund të fillojë të realizohet vetëm kur të jetë e publikuar në faqen e internetit të komunës", porositi kryetari i LSDM-së.

Publikisht do duhet të vendoset çdo marrëveshje për prokurim publik. Kjo do të thotë monitoring dhe vlerësim publik i qytetarëve për çdo tender, cila firmë do të punon, cili është çmimi, cila është procedura e cila është procesuar. Ju siguroj se kjo do të mbrojë shumë punën tuaj shtetin në përgjithësi." tha Zaev.

Ne fund të fjalimit të tij, Zaev porositi se të gjitha komunat, pa dallim nga cila parti politike vijnë kryekomunarët, do të përfitojnë mbështetje serioze nga Qeveria sidomos nga pjesa e energjetikës dhe infrastrukturës, dhe e gjitha me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për jetë kualitative për të gjithë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat