Han nuk realizon takim me Lëvizjen BESA, çfarë po ndodh me këtë parti?

Maqedonia

Han nuk realizon takim me Lëvizjen BESA, çfarë po ndodh me këtë parti?

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:57
Lëvizjen BESA

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Shkup nuk i ka takuar përfaqësuesit e Lëvizjes Besa.

Han gjatë ditës së djeshme ka realizuar takime me të gjithë partitë politike parlamentare duke filluar nga Zaevi, Ahmeti, Sela e Gruevski, por takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa nuk kishte për arsye ende të paqarta.

Për dallim nga vizita e Hanit në muajin mars të këtij viti kur komisioneri ishte takuar me deputetët e Lëvizjes Besa kësaj here një takim i tillë nuk u realizua.

E si rezultat i gjithë kësaj, edhe nga Lëvizja Besa munguan komentet e paralajmërimet për një takim me Hanin ashtu siç kishte ndodhur në takimet paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat