Zoran Zaev do të përballet me deputetët nesër

Maqedonia

Zoran Zaev do të përballet me deputetët nesër

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:46
Zoran Zaev

Kuvendi nesër do të mbajë seancën e 23-të ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve.

Seanca për pyetjet e deputetëve, Kuvendin e fillon të mbajë pas 100 ditësh nga formimi i Qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale ishte anuluar.

Seanca, sipas Rregullores mbahet në çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë herë është zhvendosur të premten duke pasur parasysh mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë në Strumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat