Zaev: Askush nuk duhet të maltretohet, por të përgjigjet sipas ligjit

Maqedonia

Zaev: Askush nuk duhet të maltretohet, por të përgjigjet sipas ligjit

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 19:13
Zoran Zaev

Nuk më bren ndërgjegja, por konsideroj se duhet të merret parasysh gjendja shëndetësore e Edmond Temellkos dhe t’i jepen rrethana lehtësuese gjatë procesit gjyqësor, tha kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e sotme kuvendore, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Antonio Millosheski.

Zaev theksoi se secili duhet të përgjigjet sipas ligjit, pavarësisht kush është  dhe cilës bashkësi etnike apo cilës do bashkësi tjetër i takon. Askush, theksoi, nuk duhet të maltretohet, gjykohet apo dënohet nëse për të nuk ka dëshmi, por nëse ka, duhet të përgjigjet, pavarësisht nëse është Oran Zaevi apo kush do tjetër, transmeton MIA. 

Qëndrimi i kryeministrit është, për të gjitha proceset, edhe Prokuroria puzblike edhe gjyqësia të konvergjojnë sa më shumë drejt rethanave lehtësuese dhe sa më rrallë të shqiptohet paraburgimi nëse për atë ka bazë likgjore.

“Nuk kam për qëllim as të mendoj të përzihem në prokurorinë dhe në gjyqësi. Personalisht konsideroj se animi drejt paraburgimit duhet të jetë në rast  vetëm kur duhet, çdoherë kur mundet, të shfrytëzohen rrethana lehtësuese. Ndërkaq nuk ndjej brejtje të ndërgjegjes sepse as nuk kam menduar keq, as nuk kam bërë”, nënvizoi Zaev.

Ndaj kësaj, Milloshoski tha se nuk është i kënaqur nga përgjigja, duke konstatuar se vendimi që Temellko edhe më tej të jetë në paraburgim, duhet të rishqyrtohet.

“Flisni për barazi dhe drejtësi, ndërkaq njeriu i cili është i sëmurë po mbahet në paraburgim politik. Për çka është Temellko më i rrezikshëm se bajrush Sejdiu apo Krasniqi”, ypeti Milloshoski.

Ndaj kësaj Zaev apeloi që Milloshoski të mos bëjë paralele në baza etnike, maqedonas – shqiptarë.

“Nuk na duhet kjo. ka mënyrë tjetër për krahasim. Kur doli në mediume se janë liruar nga burgu, patën të drejtë në pajtim mke ligjin për një ndërprerje tl dënimit pas disa viteve, dhe më pas u kthyen. Folëm parimisht, ashtu edhe t’i dimensionojmë përgjigjet. Nëse ndonjë i burgosur, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike apo çfarëdo tjetër, ka të drejtë të mbrohet në liri, kjo duhet të vlejë për të gjithë dhe anasjelltas, kush do qoftë ai. Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë”, tha kryeministri.

Ai njëherit bëri thirrje askush të mos i vardiset Qeverisë apo të bëhet mbështetësi i saj. Mjafton vetëm të punojë në mënyrë parimore dhe në pajtim me ligjin.

“Bëj thirrje për sjellje transparente të vendimeve, në pajtim me ligjin. Po ndodhin reforma serioze në jurisprudencë, por reformat e para duhet të jenë në kokat tona”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat