Spasovski: Duhet të respektohen rregullat edhe gjatë protestës

Maqedonia

Spasovski: Duhet të respektohen rregullat edhe gjatë protestës

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 14:26
Oliver Spasovski

Mbështes të drejtën e protestës, por e dënoj çdo sulm mbi policinë pasi është sulm ndaj Maqedonisë, ka thënë sot ministri i brendshëm Oliver Spasovski lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Tabanoc ku u lëndua një polic.

“Goditja ndaj policit është goditje ndaj Republikës së Maqedonisë. Institucionet patjetër të funksionojnë dhe anasjelltas nëse zyrtar policor shkel ligjin dhe ai duhet të bart përgjegjësi. Atë mirë e dinë policët, me atë që edhe kontrolli i brendshëm vepron në mënyrë efikase dhe qytetarët duhet të sillen sipas rregullave”, ka thënë Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat