Apeli diskuton kërkesën e mbrojtjes së Zaevit për lëndën ”Ryshfeti”

Maqedonia

Apeli diskuton kërkesën e mbrojtjes së Zaevit për lëndën ”Ryshfeti”

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 10:12
Zoran Zaev

Gjykata e Apelit në Shkup do të duhet të mbajë seancë gjyqësore për të shqyrtuar ankesë e mbrojtjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Mbrojtja ka kërkuar që video-ja e masave të veçanta hetimore të mos konsiderohet si dëshmi në procedurë gjyqësore në lëndën ”Ryshfeti”.

Paraprakisht, në gjykatën e Shkupit do të mbahet seancë për këtë lëndë. Kjo lëndë ka të bëjë gjoja me kërkim ryshfeti nga ana e Zaevit, për një afarist që ka dashur të blej tokë ndërtimore në komunën e Strumicës, në kohën kur Zaev isht kryekomunar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat