Apeli vendos në të mirë të Zaevit, lënda ”Ryshfeti” kthehet sërish në gjykatën e shkallës së parë

Maqedonia

Apeli vendos në të mirë të Zaevit, lënda ”Ryshfeti” kthehet sërish në gjykatën e shkallës së parë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 13:26
Zoran Zaev

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për lëndën ”Ryshfeti”, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, për gjoja kërkim ryshfeti në kohën kur ishte kruekomunar i Strumicës.

Gjykata ka vendosur ta shfuqizoj vendimin e shkallës së parë dhe lëndën ta kthej sërish në përfaqësim në gjykatën e shkallës së parë.

Gjykata konsideron se është proceduar në kundërshtim me procedurat e parashikuara ligjore, pasi që vendimi nuk është marrë nga Këshilli, por nga kryetari i Këshillit që në rastin konkret ka dalur jashtë kompetencave të caktuara me ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat