Kush i ka kthyer paratë e kush jo nga ish-anëtarët e KSHZ-së - Bota Sot
Kush i ka kthyer paratë e kush jo nga ish-anëtarët e KSHZ-së

Maqedonia

E hënë, 23 prill 2018

Kush i ka kthyer paratë e kush jo nga ish-anëtarët e KSHZ-së

Më: 7 janar 2018 Në ora: 16:03
KSHZ

Pesë nga ish anëtarët e KSHZ-së i kanë kthyer paratë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Sipas informatave të Ministrisë së Financave, Violeta Duma, Igor Milev, Suhbi Jakupi dhe Atanas Urumov, tanimë ish antarë të KSHZ-së, i kanë kthyer paratë në buxhet. Mesin e tyre është edhe antarja aktuale e këtij Komisioni, Ermira Asani Saliji, e cila mori kompensim dy paga. Nga Ministria nuk zbulojnë sa është shuma e përgjithshme e cila është kthyer në arkën e popullit, kurse në listë nuk gjenden emrat e Silvana Bonevës, Sasho Sërcev dhe Rexhep Prekopuca. Ish kryetari i KSHZ-së, Aleksandar çiçakovski, i ka donuar mjetet nga bonusi në vlerë prej 260.000 denarë në organizatën civile “Polio Plus” për projekt i cili ka të bëjë me ndihmesën e personave me hendikep.

Dorëzheqjet erdhën nga presioni i poinionit, apsi u zbardh se antarët e KSHZ-së kanë ndarë për vetën e tyre bonuese. Informatën në opinion e plasoi ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test