Osmani: Në fund të janarit pritet propozim konkret për çështjen e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Osmani: Në fund të janarit pritet propozim konkret për çështjen e emrit të Maqedonisë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 23:57
Bujar Osmani

Bujar Osmani, zv. kryeministër për çështje evropiane, ka deklaruar se nuk është koha për propozim konkret, por një të tillë do të ketë në fund të këtij muaji, dhe atëherë do të tregojmë qëndrimin tonë.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të Osmanit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për propozimin Maqedonia e re.

Gjithashtu, Bujar Osmani pati një takim tet-a-tet me ministrin alternative për Punë të Jashtme, Korgos Katrugallos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat