Ministrja Shekerinska përkujtoi 11 ushtarët e vdekur tragjikisht të ARM-së - Bota Sot
Ministrja Shekerinska përkujtoi 11 ushtarët e vdekur tragjikisht të ARM-së

Maqedonia

E mërkurë, 25 prill 2018

Ministrja Shekerinska përkujtoi 11 ushtarët e vdekur tragjikisht të ARM-së

Më: 12 janar 2018 Në ora: 20:13
Pamje nga homazhet

Sot në monumentin në Bllacë të Katllanovës, para komandës së Brigadës ajrore në kazermën në Petrovec dhe në kazermën Butmir në Sarajevë u vendosën kurorë lulesh në përkujtim ndaj pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, të cilët para dhjetë viteve humbën jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak gjatë kthimit nga misioni “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, në monumentin në Bllacë të Katllanovës porositi se dita e sotme është dita kur shënohet sakrifica e 11 pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë, por edhe dita kur kujtohet rreziku që ndërmarrin pjesëtarët e ARM-së me punën e tyre, në mbrojtjen e sigurisë së shtetit, por edhe me pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse.

Siç informuan nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Shekerinska porositi se në një bisedë me një pjesë të familjeve u përcollën kritika në aspektin e hetimeve për shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

“Mora detyrimin se të gjitha të dhënat, raportet të cilat janë të qasshme në Ministrinë e Mbrojtjes, do të dorëzohen tek prokurori i ri publik, nëse ende ekzistojnë dilema për të cilat dëgjojmë, rreth arsyeve që çuan deri te tragjedia”, tha ministrja Shekerinska.

Respekt ndaj pjesëtarëve të vdekur të ARM-së u shpreh edhe nga anëtarët e familjeve, si dhe një delegacion nga Armata e Republikës së Maqedonisë dhe nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë. Po ashtu, në monumentin në bazën Butmir në Sarajevë, kurorë me lule vendosi zëvendësministri Bekim Maksuti.

Helikopteri Mi-17 u rrëzua më 12 janar të vitit 208. Gjatë aksidentit humbën jetën 11 pjesëtarë të Brigadës ajrore të ARM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test