Paditet penalisht ish-kryetari i Komunës së Kriva Pallankës

Maqedonia

Paditet penalisht ish-kryetari i Komunës së Kriva Pallankës

Më: 13 janar 2018 Në ora: 14:48
Ish-kryetari i Komunës së Kriva Pallankës

Policia e Kumanovës deri tek Prokuroria Themelore e qytetit ka dorëzuar padi penale kundër personave A.A (57) dhe M.M (67), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Siç informojnë nga MPB, dy të paditurit në periudhën prej vitit 2009 deri 2013 në dy raste kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

I pari në atë periudhë ka qenë kryetar i Komunës së Kriva Pallankës, ndërsa i dyti ka qenë drejtor i shkollës “Gjorçe Petrov” në Kriva Pallankë.

Nga policia thonë se të paditurit kanë manipuluar me dokumentet në lidhje me marrëveshjen për ndërtimin e një salle sportive në shkollën “Gjorçe Petrov”.

Të paditurit kanë nënshkruar marrëveshje me Agjencinë për Rini dhe Sport për ndërtimin e sallës, ndërsa pas disa viteve e kanë njoftuar se salla ka përfunduar, por për të njëjtën as që kishin filluar punimet.

Policia në njoftim shton se me këtë është dëmtuar buxheti i komunës, e cila tani duhet të përfundojë aktivitetet ndërtimore në sallën sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat