Protestë para Qeverisë kundër ajrit të ndotur

Maqedonia

Protestë para Qeverisë kundër ajrit të ndotur

Më: 14 janar 2018 Në ora: 16:07
Protestë para Qeverisë

Një grup qytetarësh dje protestuan para Qeverisë kundër ajrit të ndotur. Qytetarët u organizuan përmes rrjeteve sociale, ku bënë thirrje për masovitet në protestë. Me parullat “Ju dhe fëmijët tuaj thithni ajër tjetër?!”, “Dua të marr frymë”, “Ajër i pastër – fëmijë të shëndetshëm”, ata u përpoqën që ta ngrenë vetëdijen tek opinioni që të kontribuohet për ajër më të pastër.

Organizatori i ngjarjes Rasho Radullov, i cili e paralajmëroi protestën në “Fejsbuk”, vlerësoi se edhe pushteti aktual edhe ai paraprak nuk kanë vesh për këtë çështje. Sipas tij në protestën e sotme janë paraqitur më shumë gazetarë se qytetarë. Radullov, gjithashtu përmendi se transporti publik falas është vetëm rekomandim, por jo edhe masë efektive kundër ndotjes. Qyteti i Shkupit deri më tani dy herë i aktivizoi masat me qëllim që të kontribuojë për zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat