FH: Maqedonia vend pjesërisht i lirë

Maqedonia

FH: Maqedonia vend pjesërisht i lirë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 08:49
Ilustrim

Maqedonia është vlerësuar si vend pjesërisht i lirë në raportin më të ri të Freedom House, i cili është publikuar sot. Nga vendet e rajonit me vlerësim të ngjashëm janë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Ndërsa Bullgaria, Serbia dhe Kroacia janë vlerësuar si vende të lira.

Në raport mes vendeve që tentojnë të bëjnë kthime të rëndësishme në demokraci dhe meritojnë trajtim të veçantë, këtë vit është përmendur edhe Maqedonia. Më tej vlerësohet se qeveria e re, përpiqet të largojë korrupsionin, si dhe abuzimet tjera sistematike nga qeveria e kaluar.

Në raport thuhet se ngjarjet në Ballkanin Perëndimor kanë treguar se duhet angazhim i vazhdueshëm në rajon nga ana e demokracive të mëdha.

Kështu në raport thuhet se ndërmjetësimi i Washingtonit dhe Brukselit ka ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike, duke hapur rrugë për demokracinë.

Ndërsa sa i përket lirive të njeriut në gjithë botë, raporti i Fredoom House tregon se ka rënie të demokracisë në botë. Raporti thotë se 2017-ta ka qenë viti i 12-të radhazi i rënies së lirisë globale – me 71 vende që kanë vuajtur rënie në të drejtat politike dhe liritë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat