Zoran Zaev “avokat” i gjuhës shqipe

Maqedonia

Zoran Zaev “avokat” i gjuhës shqipe

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:43
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se ligji i gjuhëve është brenda kornizave të amendamentit 5 të kushtetutës së Maqedonisë.

Por pavarësisht lëvizjeve pozitive nga ana e Kuvendit, vetë Zaev nuk komentoi veprimin e presidentit Ivanov, i cili nuk dekretoi ligjin për gjuhën shqipe, duke shtuar se dilemat duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese.

“Gjithçka që është konstatuar në ligjin për përdorimin e gjuhëve është në kuadër të amendamentit 5 të Kushtetutës. Nëse diçka bie në kundërshtim më Kushtetutën, kemi Gjykatë Kushtetuese dhe prononcimi i Komisionit të Venecias. Duhet të kemi kujdes më deklarata pasi që përfundimisht kjo çështje politike duhet të mbyllet”– deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Arsyetimi i Ivanov për mos dekretimin e ligjit ka arritur në Kuvend. Kryetari i Kuvendit pas shqyrtimit, qëndrimin e Ivanovit do ta ndajë me deputetët.

Në bazë të arsyetimeve dhe konstatimeve të Presidentit, deputetët kanë të drejtë përsëri të parashtrojnë amendamente, por sipas burimeve të Alsat, një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën nga shumica parlamentare.

Brenda 30 ditëve, në bazë të vlerësimeve të kryetarit të Kuvendit, thirret seancë parlamentare ku edhe ligji i nënshtrohet leximit të tretë, respektivisht votimit. Referuar rregullores së Kuvendit, leximi i tretë duhet të vendoset në seancën e parë që mban Kuvendi.

“Brenda 30 ditëve nga skadimi i afatit, ligji do të duhet t’i kthehet edhe njëherë Parlamentit në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të serishëm. Duke pas parasysh numrat me të cilët kaloi sot, mendoj që nuk do të ketë kurrfarë problemi që në seancën e radhës, atëherë më nuk ka nevojë për dekretin e kryetarit dhe shkon e shpallet direkt në gazetën zyrtare” ka thënë më herët kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ligji për gjuhën shqipe mori 69 vota pro në Kuvend, ndërsa tashmë pas kthimit nga an a e presidentit të, në rivotim në Kuvend i duhet 61 vota.

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dy ditë më parë deklaroi se tashmë gjuha shqipe do të votohet sërish, por shtoi faktin se ajo mund të marrë edhe më shumë vota kësaj here.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat