Funksionarë të lartë të NATO-s dhe BE-së për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Funksionarë të lartë të NATO-s dhe BE-së për vizitë në Maqedoni

Më: 1 mars 2018 Në ora: 11:08
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri Politike, ambasadorin Alehandro Alvargonzales dhe Maçej Popovski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, që do të qëndrojnë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë. Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, vizita e të dy funksionarëve të lartë të NATO-s dhe BE-së është me rëndësi të veçantë për njohjen e proceseve reformatore të vendit që i zbaton Qeveria aktuale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë dhe fillimin e negociatave me BE-në.  Gjatë vizitës ambasadori Alvargonzales dhe Popovski do të takohen edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov si dhe me nënkryeministrat dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë Bilen Saliji. Përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së nesër do të takohen edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile në BE Info qendrën e Delegacionit të BE-së në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat