Stadiumi i Qytetit në Shkup ende quhet "Filipi i Dytë"?!

Maqedonia

Stadiumi i Qytetit në Shkup ende quhet "Filipi i Dytë"?!

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:42
Stadiumi i Qytetit në Shkup

Edhe pse Telekomi i Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën Aksionare për ndërtim dhe menaxhim me hapësirat publike që Stadiumi i Qytetit të Shkupit të emërohet nga "Arena Filipi i Dytë" në "Telekom Arena" kjo marrëveshje nuk është respektuar tërëishtë, shkruan Zhurnal.

Edhe pse marrëveshja kë hyrë në fuqi dhe se ky vendim i autoriteteve ka qenë i lidhur kryekëput edhe me zgjidhjen  e kontestit të emrit me Greqinë, nuk është zbatuar në parktik.

Nëse shkoni për të ndjekur një ndeshje fudbollistike në stadiumin e Qytetit të Shkupit, apo thënë zyrtarishtë "Telekom Arena" në hyrje të stadiumit ju prest mbishkrimi "Arena Nacional Filipi i dytë Maqedonas".

Edhe përskaj tentimeve të njëpasnjëshme të Agjencisë së lajmeve Zhurnal që të kontaktojë përgjegjësitë për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje, Zhurnal nuk arriti deri te e vërteta për shkak se askush nuk deshi të flas duke hedhur bisedën nga një organ në një tjetër dhe nga një "celular" në një "celular" tjetër, dhe kështu si për çdo çështje edhe për këtë faj mbetet jetim.

Madje nuk jepen as informacione mbi marrëveshjen me Telekominë e Maqedonisë. Kujtojmë se të njejtën marrëveshje ‘Shoqëria aksionare për ndërtim dhe drejtim me hapësirat publike’ më herët e dha me koncesion edhe sallën e sporteve ”Boris Trajkovski” që tani quhet ”Vip Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat