Lajm i madh për shqiptarët, sopotasit shpallen të pafajshëm, PSP tërheq aktakuzën!

Maqedonia

Lajm i madh për shqiptarët, sopotasit shpallen të pafajshëm, PSP tërheq aktakuzën!

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:54
Sopoti

Prokuroria Speciale ka tërhequr aktakuzën kundër të akuzuarve në rastin Sopoti. Siç shpjegoi prokurori i PSP-së, Burim Rrustemi, nuk ekziston asnjë provë me të cilën do dëshmohej se sopotasit kanë vënë minën në të cilën humbën jetën pjesëtarët e ekipit polak.

Rrustemi ia kujtoi gjykatës se e gjithë akuza mbi sopotasit është bazuar në një dëshmi të vetme të dëshmitarit Ramadan Bajrami, i cili tregoi se ai atë deklaratë e ka dhënën nën presion dhe torturë dhe kështu gjithçka që ka thënë është e pavlefshme.

Edhe pse dihet se kush e ka torturuar Ramadan Bajramin, agjentët nuk mund të përndiqen shkaku se lënda është vjetëruar që në vitin 2013.

“Dëshmitari ka marrë kërcënime për jetë dhe ka qenë i detyruar që të nënshkruajë një deklaratë të imponuar nga ana e agjentëve të DSK-së” , deklaroi Burim Rrustemi.

Rastin Sopoti së fundmi e mori përsipër Prokuroria Speciale duke u bazuar në bisedat e përgjuara telefonike dhe pas një vit seanca të anuluara gjyqësore, rasti mori epilog”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat