Me protesta dhe brohoritje kundër ndryshimit të emrit shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i filloi takimet sot në Shkup.
Para Ministrisë së Punëve të Jashtme ku Kotzias filloi agjendën e ngjeshur të takimeve me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, ishin mbledhur një grup qytetarësh me flamuj dhe pankarta në duar.
Porositë e protestuesve që bien në sy janë: “Maqedonia është e maqedonasve”, “Ndal diskriminimit ndaj maqedonasve”, Greqi respekto të drejtat elemetare të njerëve”, ” Ndal holokaustit ndaj maqedonasve”, raporton Alsat M.
Bëhet e ditur se organizatorë të protestave janë ”Të gjithë për Maqedoni të përbashkët” ku bëjnë pjesë disa organizata nacionaliste që mbrojnë identitetin e Maqedonisë.
Kotzias do të takohet edhe me zv.kryeministrin Bujar Osmani, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe liderët e partive BDI dhe VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski.
Tema e takimeve do të jetë kontesti i emrit dhe marrëdhëniet në mes dy shteteve.