Mijallkov nuk shfaqet në gjykatë, shtyhet gjykimi

Maqedonia

Mijallkov nuk shfaqet në gjykatë, shtyhet gjykimi

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:20
Sasho Mijallkov.

(E plotësuar) - Sasho Mijallkov, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni sot është dashur të shfaqet në gjykatë për rastin e arrestimit të Ljube Boshkovski, kryetar i partisë ”Të bashkuar për Maqedoni”.

Mijallkov nuk u shfaq në seancë pasi i njejti, nëpërmjet avokatit të tij tha se nuk ka marrë ftesë.

Ljpço Shvrgovski, avokat i Mijallkovit, në mes tjerash tha se klienti i tij jeton në adresë të re dhe për atë nuk e ka marrë ftesën.

Përndryshe, ky rast daton që nga viti 2011 kur u arrestua me dhunë Boshkovski për dyshime lidhur me financimin e partisë së tij në atë vit.

Rishfaqet sot Mijallkovi në gjykatë për rastin “Tortura”

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore edhe për rastin “Tortura” ku i dyshuar kryesor është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov.

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat