Këto janë harxhimet e Gruevskit dhe Zaevit për avokatët mbrojtës

Maqedonia

Këto janë harxhimet e Gruevskit dhe Zaevit për avokatët mbrojtës

Më: 5 prill 2018 Në ora: 13:37
Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev

Për gjykimin në lëndën “Titanik”, ish-Kryeministri Nikolla Gruevski merr me vete gjashtë avokatë. Sipas çmimores së avokatëve, secili nga ata paguhet 15 mijë denarë, respektivisht mbi 1500 euro.

Nëse nuk dëshmohet fajësia, atëherë paratë do t’i paguaj shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dy javët e ardhshme, Gruevski do të jetë pesë herë në seanca, dhe çdo e ardhur do t’i kushtojë më së paku 100 euro për harxhime avokature, varësisht nga avokati dhe vepra që i ngarkohet.

Në lëndën “TNT” Gruevski ka tre avokatë, që paguhen nga 7000 denarë dhe harxhime tjera plotësuese, njofton Radio Evropa e Lirë.

Në lëndët “Tanku” dhe “Trajektorja”, avokatët e Gruevskit paguhen me nga 6000 denarë për një seancë.

Ndërsa Kryeministri Zoran Zaev, i akuzuar në lëndën “Ryshfeti”, ka tre avokatë mbrojtës. Secili nga këta avokatë paguhen me nga 9000 denarë, duke ia shtuar edhe harxhime plotësuese. Por, seancat e tij janë të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat