Zaev: Deri në fund të prillit do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Maqedonia

Zaev: Deri në fund të prillit do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Më: 5 prill 2018 Në ora: 16:16
Zoran Zaev

“Deri në fund të prillit pritet që të mbarojë rikonstruimi i Qeverisë”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

I pyetur për vendin e ministrit të Drejtësisë nëse do të jetë kuadër i BDI-së, Zaev u përgjigj se bisedimet për atë çështje vazhdojnë.

“Po bisedojmë për disa kuadro. Unë fillova bisedime me partitë politike dhe me deputetët në Parlament. Besoj se kuadrot do të emërohen në bazë të kualitetit. Për shkak asaj edhe menjëherë nuk dal me vendim të ri për ministrin e Drejtësisë. Duam që ta shfrytëzojmë hapësirën e bisedimeve rreth rikonstruimit të Qeverisë dhe përforcimin e saj, kështu që në tërë këtë pako do ta plotësojmë edhe vendin e zbrazur për ministër të Drejtësisë, ndërkaq gjithsesi do të dalim edhe me zgjidhje të tjera”, tha Zaev.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Shkrimi e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat