Politika duhet të dalë nga arsimi

Maqedonia

Politika duhet të dalë nga arsimi

Më: 8 prill 2018 Në ora: 23:56
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska

 Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, thotë se procesi i kontrollimit të librave është në rrjedhë dhe se nuk bëhet fjalë për ndryshim të historisë, por mundësi që nxënësit të mësojnë në libra pa gabime.

“Në procesin e kontrollimit të librave, janë përfshirë edhe ekspertë dhe bëjnë analiza të ndryshme, ku përmirësohen të dhënat e ndryshme, formulimet e gabuara dhe gjëra tjera”, deklaroi Deskoska, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Deskoska, lidhur me atë nëse do të rishikohen edhe librat e gjeografisë dhe historisë në kuadër të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, tha se procese të tilla nuk kanë filluar.

“Procese të tilla nuk kanë filluar dhe as zyrtarisht një gjë e tillë nuk është kërkuar nga ne. Tani fokusi kryesor është në librat e shkencave natyrore, arsimit qytetar dhe ku vërehen gabime të lehta”, tha ministrja Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat