Shefi i diplomacisë ukrainese për vizitë dy ditore në Shkup

Maqedonia

Shefi i diplomacisë ukrainese për vizitë dy ditore në Shkup

Më: 10 prill 2018 Në ora: 13:24
Pavlo Klimkin

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin, nesër dhe pasnesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë në ftesë të shefit të diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, transmeton Zhurnal. 

Ministri Klimkin do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe Kryeministrin Zoran Zaev dhe zv/Kryeministrin Bujar Osmani. 

Siç kumtuan nga MPJ, pritet që Dimitrov dhe Klimkin t'i shqyrtojnë mundësitë për avansimin e marrdhnëieve bilaterale mes dy vendeve, përshirë ato politike, ekonomike etj. 

Ministri Dimitrov dhe Klimkin do të nënshkruajnë edhe Deklaratë të përbashkët mes Ministrisë së punëve të jashtme të të dyja vendeve, si dhe Memorandum për bashkëpunim mes Akademisë Diplomatike të MPJ-së maqedonase dhe Akademisë diplomatike "Genadij Udovenko", të MPJ-së ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat