Prodhuesit e duhanit në Maqedoni kërkojnë rritjen e çmimit të duhanit

Maqedonia

Prodhuesit e duhanit në Maqedoni kërkojnë rritjen e çmimit të duhanit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:05

Prodhuesit e duhanit në Maqedoni tashmë janë duke u përgatitur për korrjen e sivjetme. Ata kërkojnë që përveç subvencioneve, për shkak të harxhimeve të larta, të ketë edhe rritje të çmimit për 20%.

Deri më sot duhet të nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet prodhuesve të duhanit dhe duzinave për blerjen e duhanit. Prodhuesit e duhanit konsiderojnë se me rritjen e subvencioneve, do të rritet edhe cilësia e duhanit.

Nga korrja e vitit të kaluar, duhani u ble për 217,5 denarë për kilogram, kurse tani kërkohet që çmimi të rritet në 244 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat