Koncesioneri i xeherores “Illovica” zotohet se nuk do të përdorë cianid

Maqedonia

Koncesioneri i xeherores “Illovica” zotohet se nuk do të përdorë cianid

Më: 13 prill 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Pas paralajmërimeve të Qeverisë së Maqedonisë për mundësinë e shkëputjes së kontratës me koncesionerin për xeheroren e arit Illovica, në Strumicë, për shkak të dokumenteve të pakompletuara, ka reaguar koncesioneri “Euromax Resources”.

Kjo kompani konsideron se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, duke shtuar se procese të caktuara u vonuan për shkak të krizës politike në vend dhe fuqisë së kufizuar të vendimmarjes së Qeverisë teknike të atëhershme.

Kompania në fjalë thotë se me padurim presin që të vazhdojnë me bashkëpunimin konstruktiv me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët.

Njiherit, “Euromax Resources” shprehen se nuk do të përdorin cianid në procesin e përpunimit të lëndës së parë, por do të përdoret teknologjia bashkëkohore e xehetarisë për të siguruar mbrojtje të qëndrueshme të mjedisit jetësor.

Kompania thekson se investimi i përgjithshëm do të arrij në 343 milionë euro, si edhe do të ketë mbi 3200 punësime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat