Spasovski: Selektim i mirë i kuadrove dhe trajnime për ndërtimin e integritetit policor

Maqedonia

Spasovski: Selektim i mirë i kuadrove dhe trajnime për ndërtimin e integritetit policor

Më: 18 prill 2018 Në ora: 23:54
Oliver Spasovski

“Procesi reformues në polici, për çka ka të bëjë edhe një pjesë e Raportit të KE-së, ka filluar por nuk do të jetë proces i shkurtër, sepse kjo nuk nënkupton vetëm reformën e ligjeve, akteve nënligjore, por edhe të mendimit dhe pikërisht përmes programeve të tilla për trajnim të vazhdueshëm dhe arsim duhet ta bëjnë atë reformë që të mund të kemi nëpunës policorë të cilët do të jenë sipas masës së qytetarëve dhe në interes të institucioneve”.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me rastin e promovimit të trajnimit të organizuar përmes Programit të sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, të titulluar “Përforcimi i integrimit të nëpunësve policorë” në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Komitetin e Helsinkit për mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Në lidhje me masat e kontrollit e theksoi kontrollin e brendshëm, për të cilin thotë se e përforcojmë integrimin dhe kapacitetet e këtij sektori, si dhe të krijimit të mekanizmit të jashtëm të kontrollit të policisë që vendoset për herë të parë dhe i cili do të veprojë në kuadër të Avokatit të Popullit dhe në të cilin do të përfshihet edhe sektori civil.

Naser Selmani nga SHGM-ja, e përshëndeti atë që pas 10 viteve MPB-ja e hap çështjen për integritetin e policisë, i cili është, thotë, i lidhur edhe me besimin e opinionit.

Ai tha se në periudhën në vijim në fokus do të jenë ato lëndë të cilat janë më afër spastrimit që policia t’i procesuojë deri te Prokuroria dhe të fillojë procedurë, sepse derisa dhunuesit nuk përgjigjen dhe nuk dënohen nga institucionet, gazetarët nuk do të jenë të sigurt dhe sulmet nuk do të vazhdojnë.

I pyetur deri ku është rasti me kallëzimet penale për dy policët – njëri për falsifikimin e diplomës dhe tjetri për shitjen e marijuanës, ministri Spasovski tha se janë ngritur procedura penale dhe procedura disiplinore në MPB, të cilat zhvillohen paralelisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat