Arifi: Tetova së shpejti me transport publik

Maqedonia

Arifi: Tetova së shpejti me transport publik

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:39
Teuta Arifi

Thasë me mbeturina u mbushën në parkun e qytetit të Shkupit. Qytetarët thanë që më së shumti kanë mbledhur shishe plasitike. Megjithatë qytetarët thonë se kjo ndotje vjen nga pakujdesia e qytetarëve.

“Mos të jetë çdo cep me mbeturina. Ne mblodhëm nga liqeni kishte këpucë të vjetra, xhaketë të vjetër. Pastaj pashë mbeturina pranë kosheve, në vend që ti hedhin në kosh. Kështu që ne mblodhëm ato që ishin hedhur pranë kontinierëve. Duhet të edukohen qytetarët nga fëmijëria deri sa të rriten”, tha Vojçe Dimitrovski, qytetar.

Ndërkaq në Tetovë Dita e planetit Tokë, u shënua me mbylljen e disa akseve rrugore i quajti si “Tetova pa makina”. Kryetarja Teuta Arifi tha se kjo po bëhet që nëpër qytet të kenë mundësi të qarkullojnë më shumë biçikletat dhe të paktën për një ditë të mos ndotet ambienti. Mes tjerash Arifi tha se së shpejti në Tetovë do të rregullohet edhe çështja e transportit publik.

“Ne siç e dini, dikur Tetova ka pasur, por për fat të keq ajo ndërmarrje është shuar. Ne kemi vendim këshilli për themelimin e ndërmarrjes publike dhe punojmë që sa më shpejtë të arrijmë ta vendosim në funksion, me gjithë problemet dhe hallet që ka vendosja nga fillimi i një ndërmarrje publike”, u shpreh Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Aksionet për pastrim në Shkup u organizuan nën iniciativën e organizatës Go Green, përfshirë edhe studentët e Universitetit Ballkanik si dhe qytetarë të cilët kishin dalë për shëtitje. Aksioni është pjesë nga rrjeti botëror i Ditës së Planetit Tokë, i cili këtë vit u organizua në mbarë botën me moton “T’i japim fund mbeturinave të plastikës”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat