Nimic: Më 17 maj takohen Zaev dhe Cipras në Sofje

Maqedonia

Nimic: Më 17 maj takohen Zaev dhe Cipras në Sofje

Më: 12 maj 2018 Në ora: 18:17
Metju Nimic

Më 17 maj në Sofje do të takohen kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

“Takimin mund ta karakterizoj si shumë serioz, punuam shumë, dhe shumë herë ishte i tensionuar, ku bëmë një punë pozitive.

Dy ministrat do të njoftojnë kryeministrat e vendeve të tyre për përgatitjet e takimit të tyre në Sofje më 17maj” deklaroi Nimic pas takimit në Sunio, ndërmjet ministrave të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat