KRSKR dhe objektet hotelierike me fushatë për përdorim më aktiv të biçikletës

Maqedonia

KRSKR dhe objektet hotelierike me fushatë për përdorim më aktiv të biçikletës

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:37
Ilustrim

Nën moton “Qershori për heronj me biçikleta”, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin rrugor(KRSKR) në bashkëpunim me 13 lokale të Shkupit do të realizojë një sërë aktivitetesh me të cilët do të mundohet që të bashkojnë çiklizmin me kontaktin e afërt me natyrën, me karakterin urban dhe përditshmërinë e qytetit..

Qëllimi i këtij aktiviteti është nxitja e përdorimit më të shpeshtë të biçikletës si mjet transporti, si dhe edukimi më i madh i të rinjve, meçka në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikohet në ngritjen e vetëdijes për zakone të shëndetshme jetësore dhe qëndrime pozitive në komunikacion.

Nga KRSKR theksojnë se çiklizmi është mënyra më efikase e transportit, ndërsa çiklizmi urban ësthtë trend aktual botëror. Në suaza të aktiviteteve, KRSKR do t’i edukojë pjesërmarrësit në komunikacion për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si çiklistë, si dhe do të nxisë përdorim më të sh[eshtë dhe më aktiv të biçikletës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat