Nënshkrimi i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë këtë fundjavë

Maqedonia

Nënshkrimi i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë këtë fundjavë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Debati i sotëm në parlamentin grek lidhur me marrëveshjen me Maqedoninë do të mbahet mend për përjashtimin e partisë neonaziste “Agimi i Artë” nga sesionet parlamentare.

Deri tek kjo erdhi pasi deputetët e partisë “Agimi i Artë” i bënë thirrje ushtrisë që t’i arrestonte kryeministrin, presidentin dhe ministrin e mbrojtjes, me qëllim që të ndalonte tradhtia.

Kjo u karakterizua si thirrje për grushtet, pas çka partia u përjashtua nga debati.

Nga partia qeveritare Siriza, megjithatë e mbronin marrëveshjen që sipas tyre është shumë më e mirë se ajo që është negociuar deri më tani. Debati në parlamentin grek duhet të përfundojë nesër me votimin e mosbesimit.

 Ndërkaq marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të nënshkruhet këtë fundjavë. Mediat greke njoftuan se kjo do të ndodhte në Prespë në Maqedoni, por sipas korrespondentit të MIA-s nga Athina, nënshkrimi do të jetë në Prespë në territorin grek, dhe më pas do të vijojë një drekë në anën maqedonase.

Nga “Komiteti për Luftën për Karakterin Grek të Maqedonisë”, krahas protestave që po i organizojnë përpara parlamentit në Athinë, paralajmërojnë kulmin e protestave në Prespë, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes.

Këtë do ta bëjnë dy ministrat e jashtëm, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kacias, ndërsa në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Csipras.

Siç u paralajmërua, dëshmitarë do të jetë ndërmjetësi Metju Nimc, ndërsa në nënshkrimin e marrëveshjes pritet të marrin pjesë Shefi i Kombeve të Bashkuara Atonio Guterres dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, si dhe njeri i parë i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat